Hajvalia kafshatë e lehtë për Besën

Futboll

Hajvalia kafshatë e lehtë për Besën

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2017 Në ora: 14:56
Futbollistët e Besës

Skuadra e Besës nga Peja me lehtësi triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Hajvalisë së fundosur. Hajvalia që përbëhet me futbollistë të rinj nuk ishte rival i denjë i pejanëve, në takimin që u luajt në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë. Në minutën e 5-të, sulmuesi Fatih Karahoda, shënoi për epërsinë 1:0, por tetë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Fisnik Papuqi ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe 2:0. Në minutën e  42-të, Fisnik Papuqi me dinakërinë e tij e thelloi rezultatin në 3:0. Në minutën e fundit, Leart Emini vulosi fitoren me rezultat 4:0.  Pejanët arkëtuan tri pikë dhe mbajnë hapin për katër vendet e para, ndërsa Hajvalia vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli e madhe mund t’i shpëtojë më të keqes, ngase tani janë në vend të fundit me vetëm 7 pikë, kurse Besa mban pozitën e pestë me 34 pikë. Me një fjalë, Hajvalia ka qenë kafshatë e lehtë për Besën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat