Vjen dënimi për Baccan

Futboll

Vjen dënimi për Baccan

Më: 14 mars 2017 Në ora: 21:35
Carlos Bacca

Carlos Bacca është suspenduar nga Gjykata Sportive në Itali.

Pas ndeshjes së javës së shkuar ndaj Juventusit ku Milani u mund në sekondat e fundit pas një penalltie shumë të kontestuar nga kuqezinjtë, Carlos Bacca ka reaguar shumë ashpër ndaj gjyqtarëve.

Protestat e pandalshme të sulmuesit kolumbian i kanë kushtuar me një ndeshje pezullim, vendim ky i marrë nga Gjykata Sportive në Itali.

Kësisoj Bacca nuk do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme që Milani e zhvillon ndaj Genoas në San Siro këtë fundjavë. 30 vjeçari ka marrë edhe një dënim prej 10 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat