Çmendet Reali, shpenzon 235 milionë euro për tre superlojtarë

Futboll

Çmendet Reali, shpenzon 235 milionë euro për tre superlojtarë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:18
Zinedine Zidane

Real Madrid pritet të bëjë transferime të mëdha gjatë verës së ardhshme.

Real Madrid dëshiron që të mbetet në maje të futbollit botërorë dhe këtë mendojnë se do ta arrijnë vetëm duke transferuar top lojtarë.

Trajneri Zinedine Zidane beson se skuadra ka nevojë për lojtarë të rinj, të cilët do të kishin motivin e duhur për të drejtuar skuadrën drejt sukseseve të reja.

Dëshirat e francezit është gati t’i plotësojë presidenti Florentino Perez, i cili për tre lojtarë pritet të shpenzojë 230 milionë euro.

Dëshira e parë e trajnerit Zidane është portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, pasi Keylor Navas po kalon momente të vështira dhe nuk shihet si portieri i së ardhmes, shkruan Daily Star.

Për shërbimet e spanjollit Reali është gati të shpenzojë 57 milionë euro, shumë e cila pritet të pranohet edhe nga United.

Dëshira e dytë e Zidane është ylli i Chelseat, Eden Hazard, për të cilin Real Madrid do të ofrojë 92 milionë euro.

Ndërsa dëshira e tretë është sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, për të cilin Reali pritet të ofrojë 86 milionë euro. Mbetet të shihet nëse ky plan i Zidane dhe Perez do të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat