Minerva me dy shqiptarë bëhet kampion i futsallit në Zvicër

Futboll

Minerva me dy shqiptarë bëhet kampion i futsallit në Zvicër

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 mars 2017 Në ora: 16:42
Minevra

Ashtu si në vitin 2012 dhe 2013 klubi zviceran i futsallit, Minevra, ka fituar sërish titullin kampion, shkruan “Berner Zeitung”. Ky është titulli i tretë për klubin ku aktivizohen dy shqiptarë.

Ndeshja finale është zhvilluar mes Minevra dhe Silva me rezultat 5:2 për të siguruar titullin e tretë në histori. Pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre është edhe Dardan Maksutaj, që vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre. Gjithashtu pjesë e skuadrës zvicerane është edhe Durim Racaj, gjithashtu një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën zvicerane, përcjell botasot.info. Ndeshja shikohej nga rreth 2000 të pranishëm.

Gjithashtu edhe referimi i ndeshjes është kryer nga gjyqtari i njohur shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj, i cili tani mendohet të merret me aktivitete tjera.

Nga vetë rezultati i thellë nënkuptohet se klubi i Minevrës e meritoi fitoren./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat