Përplasen rivalët e vjetër për Kupën e Kosovës

Futboll

Përplasen rivalët e vjetër për Kupën e Kosovës

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:01
Pamje nga shorti

Sot në selinë e FFK-së në praninë e sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të Komisionit të Garave, përfaqësuesit të Digitalbit dhe përfaqësuesëve të katër klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës.

Pas tërheqjes së shortit u përcaktuan këto çifte: Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi. Ndeshjet e para është paraparë të zhvillohen më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat