Bayern-Real, Rummenigge kështu mendon

Futboll

Bayern-Real, Rummenigge kështu mendon

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:52
Rummenigge

Bayern-Real, ç’mund të kërkosh më shumë? Të këtij mendimi janë edhe bavarezët, të cilët sot reaguan me shumë kujdes për shortin e tyre në çerekfinalet e Champions League. “Kjo është një klasike dhe ndoshta është gjithashtu ndeshja absolutisht më e madhe që mund të binte në short, kështu që të gjithë tifozët e futbollit mund ta presin me padurim. Për trajnerin tonë do të jetë një motivim i veçantë, sepse ka punuar në Madrid për dy vite. Mendoj se është gjë e mirë që ndeshjen e parë do ta luajmë në shtëpi”, – u shpreh shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat