Spanja publikon listën

Futboll

Spanja publikon listën

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:57
Ilustrim

Përzgjedhësi i Spanjës, Julen Lopetegui, ka emëruar Asier Illarramendin në mesin e 25 lojtarëve për ndeshjet me Izraelin dhe Francën.

“La Roja” do të përballet me 24 mars me Izraelin për kualifikueset e kampionatit botëror 2018, para miqësores me Francën në Paris katër ditë më vonë.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi i Spanjës, Julen Lopetegui, ka ftuar 25 lojtarë, ai e ka lënë jashtë anësorin e Real Madridit, Lucas Vasquez, i cili ishte i ftuar në Euro 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat