14 Federata Europiane mbështesin Dukën

Futboll

14 Federata Europiane mbështesin Dukën

Më: 18 mars 2017 Në ora: 18:00
Armand Duka

Kandidatura e Armand Dukës për anëtar të Komitetit Ekzekutiv duket se ka gjetur një pasqyrim të madh, jo vetëm në mediat ballkanase dhe Federatat e këtyre vendeve, por gjithashtu dhe në Federatat e vogla në kontinentin Europian, që shikojnë te Duka një figurë serioze për të qenë “zëri” i vendeve të vogla, në qeverinë e futbollit kontinental. Gjatë mbledhjes rajonale të Ballkanit dhe Mesdheut të mbajtur në Qipro me datë 17 mars, të gjitha federatat pjesëmarrëse shprehën mbështetjen e tyre unanime për kandidaturën e Armand Dukës për zgjedhjen si anëtar në Komitetin Ekzekutiv të Uefa-s.

Federatat e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Rusisë, Rumanisë dhe Turqisë kanë dale me një deklaratë të përbashkët ku kanë bërë të ditur vendimin e tyre për mbështetjen e kreut të FSHF, për zgjedhjet e 5 prillit, që do të mbahen në Helsinki të Finlandës, me rastin e Kongresit të UEFA-s, teksa ato vlerësojnë punën e mirë që Duka ka kryer në zhvillimin e FSHF por dhe rritjes së cilësisë së kampionatit shqiptar duke e parë atë si një kandidaturë ndër më seriozet nga ato që janë në garë për një vend në Komitetin Ekzekutiv.

Vota e 13-të Federatave,, por dhe vota e sigurtë e Kosovës, që u konfirmua dhe në Asamblenë e FSHF-së nga presidenti I FFK, Fadil Vokrri e bëjnë Dukën që të jetë jo thjesht një pjesëmarrës në garë por gjithashtu kandidat serioz për t’u zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të Uefa-s, ku janë në garë në total 13 kandidatë për 8 vende, dhe ku cdo votë ka “peshë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat