U shpall lojtari i ndeshjes, futbollisti: Çmimin ia dedikoj gruas… dhe të dashurës

Futboll

U shpall lojtari i ndeshjes, futbollisti: Çmimin ia dedikoj gruas… dhe të dashurës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:15
Mohammed Abas

Mohammed Abas, lojtar i Free Stars State në kampionatin e Afrikës së Jugut, ishte protagonisti i ndeshjes që ekipi i tij zhvilloi ndaj kundërshtarëve të Ajax Cape Town. Në përfundim të 90 minutëshit, afrikani u shpall lojtari më i mirë i takimit.

Mohammed Abas këtë çmim që mori ia dedikoi bashkëshortes dhe të dashurës së tij.

“Shumë faleminderit të gjithëve. Falenderoj Zotin. Gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj një çmim të tillë dhe tani e kam në duar. Ia dedikoj fansave, gruas dhe të dashurës sime… më falni, gruas! Të dua me gjithë zemër”, tha Abas duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat