Zbulohet e ardhmja e Iniestas

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Iniestas

Më: 20 mars 2017 Në ora: 08:35
Andres iniesta

Andres iniesta nuk do t’i ndjekë hapat e Xavi Hernandez, ai do të qëndrojë të gjiganti spanjoll

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, ka bërë të ditur se Andres Iniesta do të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për shumë vite.

32 vjeçari ka fituar tetë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve dhe shumë trofe tjerë gjatë kohës me Barcelonën dhe pritet të fitojë edhe më shumë pas Fernandez thotë se ai nuk do të largohet nga Barça.

“Ne duam që ai të vazhdojë me ne edhe për shumë vite të tjera”, tha fillimisht ai për Movistar.

“Shpresoj që ai të vazhdojë me ne, nuk kam dyshime se do të qëndrojë këtu edhe për shumë vite”, shtoi Fernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat