De Biasi e ‘vajton’ Shqipërinë në mediat italiane

Futboll

De Biasi e ‘vajton’ Shqipërinë në mediat italiane

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:20
Përzgjedhësi i Kombëtares, Gianni De Biasi

Kombëtarja e Shqipërisë do ta sfidojë Italinë më 24 mars në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Palermo, përcjellë Arbresh.info.

Përzgjedhësi i Kombëtares, Gianni De Biasi në një intervistë për ‘Gazeta Dello Sport’ e ka vajtuar Shqipërinë duke folur për mungesat e rëndësishme. “Mërgim Mavraj i Hamburgut mungon pasi është i lënduar. Berat Xhimshiti i Avellinos është i lënduar derisa mungon Etrit Berisha i Atalantas i skualifikuar. Nuk do të jetë lehtë përballë Belottit dhe Imobbiles”, ka thënë Gianni De Biasi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat