Ankohen në Departament të Sportit të Kosovës

Futboll

Ankohen në Departament të Sportit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 20 mars 2017 Në ora: 14:13
Shkresa e dërguar në DSK

Kikc-boksieri Ridvan Vllasaliu bëri të ditur se i janë ankuar Departamentit të Sportit të Kosovës për gjendjen që po kalon sporti i kick-boksit. “Njoftohen të gjitha klubet brenda dha jashtë Federatës së Kick Box-it se ne klubet e larguara dhe të injoruara nga kjo udhëheqësi, jemi duke ndjekur rrugën institucionale për të tejkaluar problemet me apo pa qëllim nga udhëheqësia e Federates se Kick Box-it të Kosovës.

Pas ankesës në Komitetin Olimpik të Kosovës, sot iu drejtuam Drejtorisë së Sportit në mënyre që të jen të njoftuar për gjendjen e brisht në Federaten e Kick Box-it. Zotohemi se do të sensibilizojm të gjitha Institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare lidhur me këtë situatë dhe vendosmëria jonë sdo të ndalet deri në zgjidhjen e ketij problemi.Pasi që ne jemi instutcionalista e jo puqista siç na quajnë, do të vazhdojm deri në zgjidhjen përfundimtare nëpërmjet Institucioneve shtetërore”, shkruan Vllasaliu, duke postuar edhe shkresën e protokolluar në DSK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat