Buffon sulmon klubet rivale: Investitorët e huaj, të këqij për Serie A

Futboll

Buffon sulmon klubet rivale: Investitorët e huaj, të këqij për Serie A

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:09
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon insiston se një fluks i investitorëve të huaj në skuadrat italiane është e keqe për kampionatin shtetëror, Serie A.

Bianconerët janë ende në pronësi nga familja Agnelli, ndërsa Roma dhe Interi janë marrë përsipër nga pronarë të huaj, duke u shitur nga familjet italiane.

Ndërsa klubi tjetër milanez, Milani është klubi i fundit që po përpiqet të lidh një marrëveshje të klubin me një konsorcium kinez, Sino Europe Sports.

Por, heqja dorë prej klubet nga familjet italiane, duke i shitur aksionet te investitorë të huaj nuk po i pëlqen edhe aq portierit italian të Juventusit, Buffon.

“Investitorët e huaj në Serie A? Roma me amerikanët, ekipet milaneze me kinezë… kjo është e keqe për Italinë”, ka thënë fillimisht Buffon për Kicker.

“Ky është një hap prapa për futbollin tonë dhe traditat tona”.

Buffon ka folur më parë në lidhje me betejën e tij me depresion, dhe ai përsëri tregoi se ai e luftoi atë pa ndihmën e ilaçeve.

“Depresioni? Ishte e rëndësishme të mos e marrë ilaçin. Ishte arkitekti i fatit tim, pa u varur nga droga”, përfundoi portieri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat