Mourinho: Klubet janë të forta në Angli

Futboll

Mourinho: Klubet janë të forta në Angli

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:19
Jose Mourinho

Manchester Utd gjithnjë e më shumë po i afrohet zonës së Champions League. ‘Djajtë e Kuq’ me fitoren me rezultat 3:1 në konak të Middlesbroug-it, tani janë në vendin e pestë me 52 pikë, ose ka dy takime më pak pas 29 jave të luajtura në Premier League.  Trajneri i Manchester Utd, Jose Mourinho, këmbëngul se në Premier League asnjë skuadër nuk mund të dominojë për vite të tëra.“Kam ardhur te një klub i cili ka një histori madhështore dhe prestigjioze, por asnjë klub në Angli, qoftë Manchester United, Liverpool apo Manchester City nuk mund të dominojë gjatë. Fuqia është e shpërndarë. Në Angli, klubet janë kaq të forta ekonomikisht, saqë afati kalimtar është i hapur për të gjithë. Merrni shembull Bayern-in në Gjermani. E dini se kur nis ta fitojë titullin? Që në verë, sepse blen lojtarët më të mirë nga Dortmundi”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat