Mancini hap zemrën, flet për Kombëtaren, Juventusin, Romën dhe Leicesterin

Futboll

Mancini hap zemrën, flet për Kombëtaren, Juventusin, Romën dhe Leicesterin

Më: 21 mars 2017 Në ora: 00:05
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka thënë nuk ka qenë i lidhur me një kalim te Roma, ndërsa është një fans i Leicester Cityt.

Ai ka shtuar se do të donte ta udhëhiqte kombëtaren e Italisë, ndërsa shton se Juventusi nëse e kalon Barcelonën mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Më vjen keq që harxhova një vit e gjysmë në një punë të lodhshme. Nëse do të qëndroja ishim afër të rivalizonim me Juventusin”.

“Do të më pëlqente ta drejtoja ekipin kombëtar. Tani kanë disa talentë shumë të mirë si: Rugani, Chiesa, Bernardeschi dhe Berardi”.

“Pas katër vitesh do të kemi një kombëtare të madhe, ndoshta edhe më herët”.

“Juventus-Barcelona? Nëse Juventusi kalon tutje, ka gjasa ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Roma? Nuk ka asgjë me Romën. Në këtë moment, nuk ka asgjë konkrete. Nuk e di të ardhmen time. Nganjëherë trajnerët shkojnë ku nuk ua ka mendja”.

“Në Leicester kam luajtur dhe jam fans i tyre. Nuk kam pasur asnjë kontakt me krerët e klubit”.

“Kina? Duket paksa larg tani”, ka thënë Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat