Courtois flet për kalimin në Madrid

Futboll

Courtois flet për kalimin në Madrid

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:46
Thibaut Courtois

Gardiani belg ka thënë se nuk do të transferohet tek Los Blancos, pasi e sheh veten tek Blutë

Thibaut Courtois ka mohuar mundësinë e transferimit të tij tek Real Madrid gjatë verës.

Los Blancos ka kohë që e kanë në radarin e tyre gardianin belg, bashkë me spanjollin e Manchester United, David De Gea.

Por Courtois ka thënë se të ardhmen e tij e sheh tek Chelsea, ndaj as nuk e ka menduar largimin.

“Nuk e shoh veten në Real Madrid”.

“E shoh veten në Chelsea. Ndihem shumë i lumtur në Chelsea dhe nuk mendoj të largohem askund”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat