Italiani nuk është më pjesë e Kombëtares, por Shqipëria i jep sërish pasaportën

Futboll

Italiani nuk është më pjesë e Kombëtares, por Shqipëria i jep sërish pasaportën

Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:14
Kombëtarja e Shqipërisë

Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare edhe për ish ndihmës trajnerin e De Biasit, Paolo Tramezzani dhe përgatitësin atletik Alberto Bela

Presidenti i Shqiperisë, Bujar Nishani, ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë për ish-zëvendëstrajnerin e përfaqësueses kuqezi dhe aktualisht trajnerin e Luganos në Zvicër, Paolo Tramezzani.

Veç tij, një pasaportë shqiptare do të marrë edhe përgatitësi atletik Alberto Bela.

Ashtu si Gianni de Basi rreth një vit më parë, edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, edhe pse Tramezzani nuk është më, tashmë do të përfitojnë pasaportën shqiptare.

Në prag të ndeshjes me Italinë, i gjithë stafi teknik, duke përjashtuar të sapoemëruarin Veroneze, do të jenë me nënshtetësi shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat