Nainggolan e bën të qartë: Nuk largohem nga Roma

Futboll

Nainggolan e bën të qartë: Nuk largohem nga Roma

Më: 22 mars 2017 Në ora: 00:06
Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, thotë se është i lumtur te Giallorossët dhe e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Ligën Premier.

28-vjeçari është shënjestër e Chelseat dhe Antonio Conte dëshiron ta transferojë në Stamford Bridge.

Belgu po kalon një tjetër sezon të mirë në Stadio Olimpico, prandaj klubet e mëdha i kërkojnë shërbimet e tij.

“Jam i lumtur në Romë, moti është zakonisht i mirë dhe familja ime është mirë këtu”.

“Nganjëherë merr vendime për para, herët tjera i bën për cilësinë e jetë, gjë që është e rëndësishme për mua”.

“Po ashtu, nëse shkoj në Angli do të më duhet të filloja nga e para dhe jam shumë i lumtur te Roma”, ka deklaruar Nainggolan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat