Super ndeshje gjatë sezonit veror në SHBA, Kinë dhe Singapor – Mësohen e oraret e përballjeve të gjigantëve

Futboll

Super ndeshje gjatë sezonit veror në SHBA, Kinë dhe Singapor – Mësohen e oraret e përballjeve të gjigantëve

Më: 22 mars 2017 Në ora: 07:10
Ilustrim

Roma, Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Barcelona, Tottenham, Manchester United dhe Manchester City do të luajnë në SHBA disa ndeshje mes vete. 

Tashmë janë caktuar edhe data për skuadrat e mëdha që do të jenë në turne në shtet si SHBA, Kinë dhe Singapor.

Roma do të luajë me Paris Saint-Germain, Tottenham dhe Juventusin.

Bianconerët po ashtu do të përballen me Barcelonën dhe PSG-në.

Nuk do të mungojnë as sfidat e mëdha, si El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Spikat edhe ajo Manchester United – Manchester City, ndërsa ajo që theu numrin e rekordit mes United dhe Real Madrid do të luhet sërish.

Interi dhe Milani do të luajnë në Kinë dhe Singapor, pasi pronarët e rinj vijnë nga këto vende.

Ndeshjet në SHBA

PSG-Roma (Korrik 19, TBC)

Manchester United-Manchester City (Korrik 20, TBC)

Barcelona-Juventus (Korrik 22, East Rutherford, NJ)

Tottenham-PSG (Korrik 22, Orlando)

Manchester United-Real Madrid (Korrik 23, Santa Clara, California)

Roma-Tottenham (Korrik 25, Harrison, NJ)

Manchester United-Barcelona (Korrik 26, Landover, Md)

PSG-Juventus (Korrik 26, Miami)

Real Madrid-Manchester City (Korrik 26, Los Angeles)

Manchester City-Tottenham (Korrik 29, Nashville, Tenn)

Real Madrid-Barcelona (Korrik 29, Miami)

Juventus-Roma (Korrik 30, Foxborough, Mass)

Ndeshjet në Kinë

Milan-Borussia Dortmund (Guangzhou, Korrik 18)

Bayern Munich-Arsenal (Korrik 19, Shanghai)

Bayern Munich-Milan (Korrik 22, Shenzhen)

Inter-Milan (Korrik 24, Nanjing)

Ndeshjet në Singapore  

Chelsea-Bayern Munich (Korrik 25)

Bayern Munich-Inter (Korrik 27)

Chelsea-Inter (Korrik 29)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat