Skandal, klubet nga Serbia dhe gjyqtarë nga Çaçaku futen kurdo në Kosovë dhe luajnë me Flamur të Serbisë

Futboll

Skandal, klubet nga Serbia dhe gjyqtarë nga Çaçaku futen kurdo në Kosovë dhe luajnë me Flamur të Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:33
Stadiumi në Zubin Potok

Sa e sa herë kemi shkruar se klubet nga rajoni i Moravës dhe Shumadijës nga Serbia futen në territorin e Shtetit të Kosovës dhe zhvillojnë gara ilegale në futboll. Edhe me 18 mars, klubi Smedereva 1924 zhvillojë ndeshjen me Mokra Gorën e cila u luajt në stadiumin ‘Marakana’ në Zubin Potok dhe në Flamurin e Serbisë. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit. Po ashtu Radniçki nga Kovaçi luajti me të ashtuquajturën Trepçë nga Mitrovica.

Këtë ndeshje sipas 'Sportski Zurnal' nga Beogradi, e ka drejtuar gjyqtari nga Çaçaku, një farë Borko Radoviq!   Ndeshja është luajtur në Zveçan dhe sipas asaj është përcjell nga 300 shikues, kjo ndeshje u luajt me 18 mars dhe ishte e vlefshme për javën e 16-të të grupit Morava. Skandal pas skandali, për faktin se klubet nga Serbia futen kur të duan dhe sa herë të duan në shtetin e Republikës së Kosovës, dhe zhvillojnë ndeshje në territorit e shtetit të Republikës së Kosovës. Sa për dijeni të të gjithëve, Federata e Futbollit e Kosovës është e pranuar me të drejta të plota në asociacionin më të lartë të futbollit evropian, UEFA dhe atë botëror në FIFA.

Sa për dijeni të Federatës së Futbollit të Kosovës, kur e dinë edhe vet ata, se sa zhurmën dhe ankesën e bëri Serbia kur u pranuam në UEFA e FIFA, madje shkuan edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, por edhe aty serbët pësuan debakël! A duhet Federata e Futbollit të Kosovës ta përdorë tërë mekanizmin e saj ligjorë dhe të kërkojë nga UEFA e FIFA që klubet e Serbisë mos të futen në territorin tonë dhe të luajnë ilegalisht. Federata e Futbollit e Kosovës duhet ta ngrit sa më shumë zërin, të kërkojë sa më shpejt këto dukuri të ndalen, këto aktivitete ilegale! Gjithsesi se duhet edhe Mokra Gora nga Zubin Potoku t’i ndalohen aktivitetet ilegale, nëse do gara legale, le të urdhërojë dhe të luajë në garat e Republikës së Kosovës. Është e neveritshme kjo! Ka vite e vite që luajnë ilegalisht në territorin tonë, a thua UEFA e FIFA e dinë këtë çështje?  Sigurisht nuk janë të informuar, se dikush duhet t’i informojë në mënyrë zyrtare! Sigurisht se UEFA e FIFA do të marrin masa të menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat