“Bomberi” i Italisë trembet nga Strakosha: Do na e vështirësojë jetën

Futboll

“Bomberi” i Italisë trembet nga Strakosha: Do na e vështirësojë jetën

Më: 22 mars 2017 Në ora: 15:33
Ciro Immobile

Ciro Immobile do të udhëheq sulmin e Italisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë së bashku me ish-shokun e skuadrës Belotti.

“Falenderoj trajnerin, jemi të përqendruar në këtë ndeshje dhe jam i bindur se së bashku me Belottin mund të bëjmë mirë. Për të luftuar me Spanjën duhet që fillimisht të mundim Shqipërinë, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Shqipëria vjen nga Europiani dhe nuk është një shëtitje për ne. Do të mbrojë rezultatin me thonj e me dhëmbë.

Duhet të japim maksimumin ndaj saj, kushdo që do të zbresë në fushë, do të japë maksumimin. Me siguri që edhe do të vuajmë, edhe të sulmojmë”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

Më tej ai foli dhe për bisedën që ka pasur me Strakoshën për këtë ndeshje që do t’i shohë si rivalë në fushë.

“Kam folur me të, më ka thënë se do të na e vështirësojnë jetën, por do të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Në Palermo kam luajtur dy herë, është shumë vend i bukur, atmosfera është e bukur, momenti i himnit është fantastik. Por Strakosha nuk ma tregoi formacionin e Shqipërisë”, deklaroi duke qeshur sulmuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat