Cila është mënyra jonë e lojës kundër Islandës?

Futboll

Cila është mënyra jonë e lojës kundër Islandës?

Nga: Fetah Veliu Më: 22 mars 2017 Në ora: 17:57
Fetah Veliu

Debate

Në konferencën e fundit të përzgjedhësit Bunjaku me gazetarët, përveç prezantimit të listës së lojtarëve që do të jenë të gatshëm që të luajnë kundër Islandës, nuk dëgjuam detajet që bëjnë të njohur për opinion, se cilët janë risit e lojës së përfaqësueses sonë, cila është mënyra e lojës, të cilën jo më pak se 4-5 herë e përmendi përzgjedhësi duke potencuar, “ne kemi mënyrën tonë të lojës!!!?”. U tha radhazi disa herë se jemi përfaqësuese e re, pa përvojë, nuk kemi shumë ndeshje kompetitive dhe as miqësore, duke justifikuar në vazhdimësi arsyetimin e mos aranzhimit të ndeshjeve miqësore në krahasim me atë të kombëtares së Islandës, dhe për këtë fakt të ngecjeve organizative përgjegjësia i bien atij dhe menaxhuesve të organizimit të ndeshjeve miqësore!!! Përzgjedhësi Bunjaku, me shumë i la përshtypje ardhja e lojtarëve të rinj, sidomos ajo e Besart Berishës dhe e Atdhe Nuhiut, të cilët përveç që luajnë në klube prestigjioze, nuk mund të dijmë se sa ata mund ta ndihmojnë lojën e përfaqësueses, derisa debutimi i tyre nëse ndodh me Islandën është një barrë e rëndë e ndihmëses dhe të paraqitjes së mirë, duke kuptuar se garat kompetetive me ato miqësore dallojnë në përgjegjësi dhe motiv të realizimit të përformancës maksimale.

U përmend edhe për mungesën e lojtarëve vendorë të cilët mungojnë brenda grupit, përveç portierit Hajdini, dhe se ky portier u potencua, më së shumti do t’i ndihmonte përfaqësueses U-21, por edhe në këtë pyetje përzgjedhësi potencoi, rëndësinë e tij më të madhe tek përzgjedhësja A, por vetëm nëse ky portier i talentuar starton në ndeshje me Islandën, e kundërta dobëson atë për përvojën e fituar në mungesë të zhvillimit të ndeshjeve dhe përzgjedhësen U-21. Unë edhe njëherë e punës përzgjedhësin Bunjakun, nuk e kuptova as unë edhe po ashtu opinioni futbolldashës e edhe gazetarët se cila është ajo mënyra e lojës e përfaqësueses sonë, të cilën Bunjaku shumë herë e përmendi, por nuk dha asnjë detaj të mënyrës së prezantimit të lojës dhe të grupit të lojtarëve të cilët do të paraqiten kundrejt Islandës, hiq dilemën e startimit të Besart Berishës apo të Vedat Muriqit, apo edhe të Atdhe Nuhiut!!! U përmend përvoja dhe fuqia fizike që posedon kombëtarja e Islandës, po ashtu edhe mungesat që ajo ka, por nuk u tha cilët janë lojtarët që munden me së shumti me na shkaktuar probleme dhe nëpërmjet të cilëve bartet loja e kundërshtarit.

Ne nuk kuptuam në çfarë pozicioni gjendet kombëtarja jonë sa i përket kontinuitetit të lojës e cila duhet të përqendrohet në organiken e saj kur luajmë si nikoqir, e cila në nuanca duhet të dalloj nga loja në transferë, kundër Ukrainës dhe Turqisë. Nuk bëhet fjalë dhe nuk kanë rëndësi shumë marrja e pikëve dhe rezultati, sa është me rëndësi mënyra e lojës së përfaqësueses sonë, e cila mënyrë e lojës vazhdimisht si tog fjalësh po përmendet nga përzgjedhësi, por nuk po e përceptojmë dhe vërejmë gjerë me tani modelet dhe organikën e saj! Unë gjerë me tani nga ndeshjet e kaluara dhe të prezantuara, mënyra e lojës së paraqitur nga përzgjedhësi është ajo e një mbrojtje jo funksionale dhe në ekuilibër, skuadra shumë e tërhequr në gjysmën e vet, duke pritur momentet për të dalë në kundër sulme, lojë kjo që nuk ka shumë filozofi dhe natyrë konceptuale të lojës dhe që luhet e paraqitet shumë tek skuadrat e Kosovës dhe të kombëtaret që nuk kanë potencial të lojtarëve kreativ dhe janë të detyruar të mbrohen!!! Rregull i shkruar është në sport dhe veprimtari të tjera të garave, se skuadra që mbrohet shumë vështirë e ka të fitoj lojën dhe ajo në vazhdimësi i është nënshtruar rrezikut për të pranuar gola dhe më e humbur ndeshjen!!!.

Tani kur bëhet fjalë për një kombëtare si Islanda, që njihet mënyra e saj e lojës, që mbështetet në lojë të dueleve, në ajër dhe nga situatat standarde! Kësaj mënyre dhe formë të lojës, duhet ti kundërvihemi me një mbrojtje që duhet të jetë e largët nga porta jonë gjerë në 40 metra, gjë që mundëson largimin e rrezikut nga porta, pamundëson posedim të madh të hapësirës për kundërshtarin dhe një presion dhe një presing të sinkronizuar në zonën e kundërshtarit, që mundëson gabime, humbje të topit dhe afërsisë së sulmuesve tanë për të rrezikuar me shpejtësi portën e kundërshtarit.

Në këto ndeshje ndërkombëtare, si ato kompetitive dhe miqësore, përzgjedhësi nuk guxon të nënvlerësoj potencialin ekzistues të lojtarëve dhe të mungesave alternative, pasi lojtarët e grupit janë ata që ai ka gjykuar në vlerësimin maksimal se janë potencial përfaqësues adekuat në një ndeshje përfaqësuese kompitetive. Mua po me brengosë, mënyra që po potencohet nga përzgjedhësi, cila është ajo dhe organika e lojës e cila është e panjohur dhe lënë për të parë në ndeshjen vijuese kundrejt Islandës! Përzgjedhësja ka lojtar që e kam potencuar edhe herëve tjera shumë interesant me teknik, shpejtësi dhe kreativitet të duhur të lojës, duke përjashtuar repartin e mbrojtjes që nuk funksionon si grup, për të cilën dobësi, përzgjedhësi duhet të ndikojë për vendosjen dhe funksionalitetin e ture në faza të caktuara të lojës!!! Urojmë për përformancë të mirë dhe rezultat të duhur!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat