Pendohet Diego Costa

Futboll

Pendohet Diego Costa

Më: 22 mars 2017 Në ora: 22:19
Diego Costa

Sulmuesi spanjoll është penduar për sjelljen e tij ndaj trajnerit Antonio Conte.

Diego Costa është një nga lojtarët me temperamentin më të zjarrtë në Premier Ligë dhe këtë e ka shfaqur jo pak herë edhe në fushën e lojës, duke u përleshur me kundërshtarët por ndonjëherë edhe me bashkëlojtarë e trajner.

Ai rrëfen se me trajnerin Antonio Conte nuk e kishte nisur shumë mirë punën, pasi që qysh në fillim ia ka bërë me dije atij që donte të largohej nga Chelsea dhe të shkonte te Atletico Madrid, por pasi kjo nuk u realizua ai ka vendosur të mbetej në Londër, derisa sot Costa nuk ndihet mirë me ato fjalë që ia ka thënë trajnerit të tij.

“Me Conten nuk e kam nisur mirë sepse sapo erdhi i thashë që doja të shkoja te Atletico Madrid. Ai nuk e pranoi mirë këtë kërkesë timen, sa që nuk më shikonte fare në sy dhe e kuptoj shumë mirë pasi një gjë të tillë do të kisha bërë dhe unë në vend të tij”.

“Për fat të mirë nisa të shënoja në vazhdimësi. Bëra të pamundurën për t’u rikthyer në Madrid por ata nuk bënë të njëjtën gjë për të më transferuar, prandaj u riktheva te Conte”, ka deklaruar Costa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat