Shqiptarët e befasojnë me dhuratë Buffonin

Futboll

Shqiptarët e befasojnë me dhuratë Buffonin

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:56
Dhurata për Buffonin

Shqiptarët që jetojnë në Itali do ta nderojnë portierin legjendar të Italisë, Gianluigi Buffon. Edhe pse do ta kenë rival në fushë, portieri mbetet një nga futbollistët që meriton gjithmonë respekt brenda dhe jashtë fushës.

Një nga drejtuesit kryesorë të shoqatës “Albania Futuro”, Astrit Çela, ka bërë të ditur se kjo është një dhuratë simbolike për Buffonin, meqë ai do të luajë ndeshjen me numër 1000 në karrierën e tij pikërisht ndaj kuqezinjve. 

Një verë e vjetër shqiptare me simbolin kombëtar është dedikuar për portierin e "azzurëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat