Herrera: Ibrahimovic është gjeni

Futboll

Herrera: Ibrahimovic është gjeni

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:51
Zlatan Ibrahimovic dhe Ander Herrera

Sipas mesfushorit të Manchester Unitedit, Ander Herrera, bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic është ‘gjeni’ edhe kur luan ‘tenis-futboll’.

Ibrahimovic ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm që nga bashkimi me Manchester Unitedi në verën e kaluar.

Sulmuesi suedez erdhi si transferim i lirë, por me përvojën dhe klasin e tij ka bërë t’i tregoj menjëherë vlerat e tij duke shënuar 26 gola në të gjitha garat.

Sipas bashkëlojtarit të tij te ‘Djajtë e Kuq’, Herraras, ‘Ibracadabra’ është një gjeni dhe i etur për fitore, pasi këtë e dëshmon edhe gjatë stërvitjeve në një lojë prej ‘tenis-futboll’.

“Zlatan Ibrahimovic? Ai është një gjeni, është shumë intensiv për shkak se ai dëshiron të fitojë gjithçka, madje edhe ‘tenis-futboll’”, ka thënë fillimisht Herrara për Radio Marca.

“Ai e merr rolin e të bërit apo edhe duke thënë atë që ai e pëlqen, sepse ai nuk ka kujdes dhe nuk ruhet nga mediat”.

“Ai mund të thotë se do të shënojë 30 gola ose se është më i miri, për shkak se ai mund të përballojë për të”, përfundoi ish-mesfushori i Athletic Bilbaos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat