Benzema: E dua futbollin dhe Francën, por u paragjykova te rasti me Valbuenan

Futboll

Benzema: E dua futbollin dhe Francën, por u paragjykova te rasti me Valbuenan

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:16
Karim Benzema

Karim Benzema është kthyer të flas përsëri për rastin me Mathieu Valbuena, rast ky që e ka lënë që një vit e gjysmë jashtë kombëtares franceze.

Sulmuesi i Real Madridit ndihet keq që nuk është pjesë e Francës që një vit e gjysmë, pasi ai e donë futbollin dhe ndihet plotësisht i pafajshëm rreth situatës së krijuar me shokun e kombëtares, Valbuenan.

“Ka qe një vit e gjysmë që unë nuk jam më në ekipin kombëtar të Francës, ndjej keqardhje, sepse unë e dua futbollin”, ka thënë fillimisht Benzema për RMC.

“Edhe në qoftë se ka disa që thonë se unë nuk e pëlqej ekipin e Francës, unë do t’ia kisha thënë trajnerit [nëse do të ishte e vërtetë]”.

“Më duket e padrejtë, sepse unë nuk thash asgjë për këtë. Por, unë do të mbaj në mend se në qoftë se ata nuk do të zgjidhin më, kjo është për arsye futbolli”.

“Nëse flasim larg nga sporti, incidenti që kam pasur me Valbuenan, tani për tani, unë jam i pafajshëm”, ka thënë sulmuesi i Real Madrid për përjashtimin e tij.

“Herën e fundit që jam dëgjuar me trajnerin në telefon ishte para Euros, para gjysmëfinales apo në finale të Ligës së Kampionëve”.

“Ai më tha se nuk do të më marr më. Që nga ajo ditë, nuk ka pasur asnjë kontakt. Unë nuk kisha nevojë për ndonjë shpjegim tjetër në atë kohë kështu që unë ndërpreva telefonatën. Por sot unë do të doja që ai të më shpjegoj. Këtë pyetje, unë ia bëj vetes çdo ditë”, përfundoi sulmuesi francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat