Rama uron Kombëtaren për ndeshjen me Italinë: Cilido qoftë rezultati, qoftë ditë krenarie!

Futboll

Rama uron Kombëtaren për ndeshjen me Italinë: Cilido qoftë rezultati, qoftë ditë krenarie!

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:53
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me sytë dhe mendjen nga ndeshja e shumëpritur Itali - Shqipëri që zhvillohet sot në Palermo. Ai i ka dërguar Kombëtare shqiptare dhe mbështetësve të tij në Fb, këtë urim, sapo nisi dita:

"Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshem festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati!"

Përballja Itali­ Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat