Lojtarët e Kosovës në xhami para ndeshjes me Islandën

Futboll

Lojtarët e Kosovës në xhami para ndeshjes me Islandën

Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:48
Lojtarët e Kosovës në xhami

Shumë futbollistë të përfaqësueses së Kosovës kanë qenë të pranishëm në një xhami në Shkodër.

Në prag të ndeshjes me Islandën lojtarët e Kosovës kanë falur namazin e ditës së premte.

Ylli i përfaqësueses sonë, Milot Rashica ka postuar një foto në rrjetet sociale ku prapa tij shihen disa futbollistë të tjerë teksa janë të ulur brenda xhamisë.

Kosova është në kërkim të fitores së parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat