Meha ka dy fjalë për Kosovën e Shqipërinë

Futboll

Meha ka dy fjalë për Kosovën e Shqipërinë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:15
Meha gjatë një stërvitje

Futbollisti Alban Meha ka uruar dy Kombëtaret, si Kombëtaren e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Meha në Facebook, u ka uruar suksese të dy ekipeve shqiptare, që sonte zbresin në fushë. Shqipëria në Palermo luan kundër Italisë, ndërsa Kosova në Shkodër pret Islandën.

Meha nuk është ftuar për ndeshjen me Islandën nga trajneri Albert Bunjaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat