Ndizet atmosfera para ndeshjes Kosovë-Islandë

Futboll

Ndizet atmosfera para ndeshjes Kosovë-Islandë

Më: 24 mars 2017 Në ora: 20:02
Atmosfera në Shkodër

Qyteti i Shkodrës ka marrë pamje festive. Tifozët e Kosovës kanë ‘pushtuar’ Shkodrën pak orë para ndeshjes Kosovë-Islandë.

Tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ tashmë kanë arritur në Shkodër dhe janë duke krijuar atmosferë mjaft të mirë në prag të kësaj sfidë.

Trajneri i parë i përfaqësueses së Kosovës, Bilbil Sokoli, është shprehur optimist pasi sit ha se  individë Kosova është më e fuqishme, por megjithatë shtoi se si grup Islanda është më e fuqishme.

Sokoli: Islanda duhet të neutralizohet në ajër

 “Forca e Islandës është në forcën e grupit të tyre, si grup luajnë jashtëzakonisht fuqishëm, janë të fuqishëm edhe në ajër, nëse në ajër i neutralizojmë, ne kemi ekip më të mirë në këtë moment sepse pesë lojtarët më të mirë të Islandës mungojnë, unë shpresoj në rezultat pozitiv”, tha ai.

Një tifoz nga Shkodra ka uruar suksese kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës, 

Qytetari: Kosova meriton fitoren

“Kosova duhet të fitojë dhe e meriton të fitojë sepse jemi një dhe një do të jemi, pavarsisht se jemi të ndarë në dy shtete”, tha ai.

Kure, një tifoz nga Kosova tha se Kosova do të fitojë.

Qytetari: Presim fitore

 “Atmosfera është shumë e mirë dhe presim fitore për të gjithë shqiptarët, rezultati 2 me zero për Kosovën”, tha ai.

Ndërsa, tifozi tjetër pret që kjo lojë të jetë një kthesë në favor të Kosovës.

Qytetari: Shpresojnë që do të jetë një kthesë për KosovënVideo

“Shpresojnë që do të jetë një kthesë për Kosovën, shpresojë një fitore për Kosovës. Unë besoj që rezultati do të jetë dy me një për Kosovën”, tha ai.

Fitore pret edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci: Presim fitore

“Atmosfera në Shkodër ka qenë çdoherë e mirë dhe ne presim fitore të Kosovës”, tha ai.

Edhe tifozët e tjerë presin që të ketë gëzim si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat