Fadil Vokrri për Blick: Me Adnan Januzaj nuk kemi më kontakte

Futboll

Fadil Vokrri për Blick: Me Adnan Januzaj nuk kemi më kontakte

Nga: Fitim Dika Më: 24 mars 2017 Në ora: 22:30
Adnan Januzaj

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillohet gjithmonë e më tepër! Përballë ndeshjes së fundit me Islandën, tre lojtarë të ri priten të debutojnë. Ish lojtari i Hamburgut, Besart Berisha (31), talenti i Schalke, Donis Avdijaj (20) dhe Atdhe Nuhiu (27) nga Sheffield Wednesday. Për Loret Sadikun (25) nga Suedia kthimi i tij në Kosovë është akoma në shqyrtim, ku vendimi pritet të merret ndeshjen e ardhshme kundër Turqisë.

Vetëm njëri nuk ka dhënë shenja afrimi: Adnan Januzaj (22). Belgu krahas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit vlen ndër talentet më të mëdha me origjinë të Kosovës. Prej në moshë fare të re u aktivizua me Manchester United dhe më pas u huazua nga Sunderland. Në KB 2014 pjesë e përfaqësueses belge. Prej shtatorit 2015 22 vjeçari nuk është ftuar në Belgjika dhe kjo shihej si mundësi për tu transferuar në Kosovë. Megjithatë Januzaj ka injoruar ftesat. Ai kërkon përsëri të jetë pjesë e kaderit belg dhe të luajë në KB 2018.

“Ai duhej ta përfaqësonte Kosovën, por ai nuk e bëri këtë. Tani nuk ka më kontakte,” thotë shefi i FFK, Fadil Vokrri.

Nga Zvicra për ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës kanë udhëtuar: Benjamin Kololli (Lausanne), Alban Pnishi (GC) dhe Hekuran Kryeziu (Luzern)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat