Spanja deklason Izraelin

Futboll

Spanja deklason Izraelin

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:08
Spanja

Kombëtarja spanjolle ka shënuar sonte fitore bindëse kundër Izraelit, në grupin G kualifikues, me rezultat 4:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “El Molinon”, ku golat për Spanjën i shënuan Silva në minutën 13, Vitolo 45, Costa 51 dhe Isco në minutën 88. Golin e vetëm për Izraelin në këtë takim e shënoi Refaelov në minutën 76.

Pas kësaj fitoreje Spanja vazhdon të prijë në grup me 13, po aq sa ka edhe Italia në vendin e dytë, e cila sonte mposhti Shqipërinë me rezultat 2:0. Nga ana tjetër, Izraeli mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, derisa kombëtarja kuqezi renditet e katërta me gjashtë pikë. Maqedonia dhe Lihtenshtajni janë në fund të tabelës pa asnjë pikë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat