Shala: Luajtëm mirë, duhet të kemi kujdes te golat

Futboll

Shala: Luajtëm mirë, duhet të kemi kujdes te golat

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:12
Asistuesi i golit të Kosovës, Herolind Shala

Asistuesi i golit të Kosovës, Herolind Shala, ka thënë se skuadra ka luajtur mirë, por duhet të jenë më të vëmendshëm në mbrojtje.

Shala tha se edhe rastet ishin në pjesën e dytë, por nuk ishte fati në anën e tyre.

“Lutem shumë mirë 25 minuta. Pësuam dy gola të lehta.  Pjesa e dytë ka qenë fantastike. Shënuam gol dhe patëm dy raste të mira, por ishim të pafat”.

“Jemi ekip i ri kemi lojtarë të mirë, duhet me qenë të përqendruar te golat”, ka thënë Shala.

Shala ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat