Isco drejt largimit nga Real Madridi

Futboll

Isco drejt largimit nga Real Madridi

Më: 25 mars 2017 Në ora: 00:09
Isco

Sipas mediave spanjolle janë ditë të nxehta për të ardhmen e Iscos. Kontrata e mesfushorit me Realin e Madridit skadon në 2018 dhe me sa duket palët, futbollisti dhe klubi në këtë moment janë shumë larg njëri tjetrit për sa i përket pretendimeve. Një situatë kjo që rrit oreksin e klubeve si Barcelona, Manchester City dhe Juventusi që shpresojnë në një prishje përfundimtare të raportit të Iscos me Los Blancos për të përfituar.

Situata e përmbledhur është e tillë, klubi blaugrana i ka bërë një ofertë të pabesueshme talentit spanjoll, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv, për të realizuar një transferim të bujshëm, por kushti i Barcelonës është që mund ti ofrojë kaq shumë Iscos vetëm nëse shkon në Camp Nou gratis në 2018 kur të jetë një lojtar i lirë. Pozicionim ky që e ka vënë Realin e Madridit në një pozitë aspak komede pasi i duhet të zgjedhë një rinovim sipas kushteve të Iskos i cili pretendon jo pak, ose në këtë kundërt ta shesë lojtarin, jashtë Spanjës për të evituar një kalim të tijin te rivalët e përjetshëm. Në këtë rast është Juventusi që synon të hyjë në lojë për ta blerë Iscon me një cmim okazion prej rreth 20 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat