Largimi i Xhakës nga Kombëtarja, ky është futbollisti i ri që do ta zëvendësojë

Futboll

Largimi i Xhakës nga Kombëtarja, ky është futbollisti i ri që do ta zëvendësojë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:07
Xhaka

Në miqësoren e të martës përballë Bosnje Hercegovinës, kombëtares shqiptare do ti bashkohet dhe një ndër mesfushorët më të mirë të superligës.

Mesfushori i Tiranës, Afrim Taku do të veshë për herë të parë fanellën e kombëtares shqiptare, pasi është ftuar nga trajneri De Biazi për të qenë pjesë e kombëtares në ndeshjen e së martës.

Largimet nga radhët e përfaqësueses të futbollisteve si Xhaka dhe Abrashi kanë detyruar teknikun e kuqezinjve që të afrojë mesfushorin e Tiranës i cili ka qenë një prej emrave më të spikatur në këtë sezon në Superiore.

Ai është lajmëruar sot paradite nga stafi kuqezi dhe do të shkojë menjëherë në grumbullim me pjesën tjetër të ekipit që mbërriti nga Palermo dhe është sistemuar në Durrës, raporton “Panorama Sport”.

Taku më parë ka qenë i grumbulluar me kuqezinjtë në qershorin e viti 2015 për miqësoren ndaj Francës por nuk arriti të bënte debutimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat