Çfarë thanë De Biasi, Tare e Cana për sjelljen e tifozëve në Itali

Futboll

Çfarë thanë De Biasi, Tare e Cana për sjelljen e tifozëve në Itali

Më: 26 mars 2017 Në ora: 00:33
De Biasi, Tare e Cana

Dy golat e Italisë në mbrëmjen e 24 marsit në Palermo, nuk do të mbahen mend sa pamje, ku nga grupimet e tifozerisë shqiptare, vërshuan tymuese dhe shashkat në fillim në fushë e më pas edhe në sektorin e tifozëve italianë, ku në shumë pjesë të stadiumit Renzo Barbera ishin të përzier bashkë me tifozët shqiptarë.

“Më pengon shumë ajo që ndodhi sepse është një imazh që nuk di çfarë të them. Tifozët tanë kanë qenë një nga gjërat më të bukura të Evropianit. Por kjo që ndodhi më vjen vërtetë shumë keq, jam në shtëpinë time dhe ky është një fakt që ma bën dhimbjen edhe më të madhe, sepse jam përpjekur gjithmonë që të tregoj një Shqipëri ashtu si e kam njohur unë, duke hedhur poshtë e tejkaluar çdo sterotip. Por këtë mbrëmje mbeta shumë keq, përveç rezultatit që sigurisht më mërzit pasi nuk jam mësuar të duroj humbjet, por të bënim këtë figurë kaq të shëmtuar, nuk më pëlqeu aspak”, ka thënë trajneri Gianni De Biasi.

“Absolutisht jam shumë i zhgënjyer shumë i indinjuar për atë që tifozët tanë me spektaklin e urryer dhanë imazhin më të keq të tifozerisë shqiptare. Humbi çdo vlerë e ndeshjes edhe loja e bukur e skuadrës, kaloi në plan të dytë”, është shprehur Igli Tare.

“Është për t’u çuditur pasi në këto 15 vitet e fundit nuk na ka ndodhur sidomos jashtë vendit. Nuk i di arsyet, por çfarëdo arsye të jetë, nuk është e arsyetueshme”, citohet të ketë thënë Lorik Cana.

Edhe tifozët e thjeshtë, të gërshetuar me italianët në tribunat e ndryshme të Renzo Barberas, ndjejnë shijen e grupit pas asaj që ndodhi, duke i humbur skuadrës sonë “lojtarin e 12” për ndeshjet e ardhshme e më shumë se kaq, imazhin e kaq viteve që kishte kulmuar me sjelljen në stadiumet franceze të Evropianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat