Lamtumirë Real, James gjen klubin e ri

Futboll

Lamtumirë Real, James gjen klubin e ri

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:44
James Rodriguez

James Rodriguez mund të transferohet në Liverpool gjatë verës

Ylli kolumbian, James Rodriguez pritet të ndahet me Real Madridit gjatë verës. Ish anëtari i Portos dhe Monacos nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu pasi po inkuadrohet rrallë nga Zinedine Zidane.

Rodriguez, i cili ka luajtur vetëm shtatë ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon, mund të transferohet në Premierligë.

Sipas tabloidit britanik, Mirror, Liverpool ka shfaqur interesim ta transferoj Rodriguezin nëse arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Rodriguez shihet si pasardhës i Philippe Coutinhos, i cili gjatë verës mund të transferohet te Barcelona. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat