Cili nga shqiptarët u vlerësua më shumë te kombëtarja e Zvicrës?

Futboll

Cili nga shqiptarët u vlerësua më shumë te kombëtarja e Zvicrës?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:12
Admir Mehmedi në aksion

Shqiptarët e Zvicrës nuk kanë të ndalur në kualifikueset për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018’. Futbollistët shqiptarë: Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili, u paraqitën titullarë dhe janë protagonistë të fitores së Zvicrës me rezultat 1:0 kundër Letonisë. Në bazë të lojës e rasteve rezultati nuk është real, se fitorja duhej të ishte edhe më bindëse për zviceranët. Zvicra kryeson me 15 pikë ose në pesë ndeshje ka qind për qindtë të pikëve të fituara, duke lënë pas kampionin në fuqi të Evropës, Portugalinë, që ka lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, kombëtare që zë vendin e dytë me 12 sosh. Si gjithmonë portali prestigjioz zviceran ‘Blick’ ka vlerësuar me nota lojtarët sidomos Mehmedin e Xhakën.

Mehmedi asistoi në golin e fitores që e realizoi Josip Drmiç në minutën e 66-të.   Mehmedi e Xhaka u vlërësuan me notë 5, kurse Shaqiri (luajti 78 minuta) e Xhemaili me 4. Ja lojtarët si u vlerësuan: Yann Sommer 4, Stephan Lichtsteiner 4, Fabian Schär 5, Johan Djourou 4, François Moubandje 5, Gelson Fernandes 4, Granit Xhaka 5, Xherdan Shaqiri 4, Blerim Xhemaili 4, Admir Mehmedi 5, Haris Seferoviç 4, Josip Drmiç 4, Steven Zuber 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat