Të gjithë të “çmendur” pas Kylian Mbappe

Futboll

Të gjithë të “çmendur” pas Kylian Mbappe

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:18
Kylian Mbappe

Është padiskutim talenti që ka spikatur më shumë gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ndaj Lukesmburgut ai arriti të debutonte me kombëtaren franceze në moshën 18-vjecare. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, sulmuesin e Monacos, i cili po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni. Për njeriun që ka realizuar 19 gola me skuadrën nga Principata interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës madje në verë parashikohet një luftë e ashpër për të firmosur me talentin e Monacos. Reali i Madridit dhe Manchester United qëndrojnë pole-position për Mbappe por së fundmi garës për të marrë shërbimet e 18-vjecarit francez i janë shtuar edhe Arsenali e Chelsea.

Por të gjitha këto klube nëse dëshirojnë të bëjnë të tyrin futbollistin që për nga karakteristikat i ngjan jo pak Cristiano Ronaldos, duhet ti bëjnë mirë llogaritë. Monaco pak ditë më parë refuzoi një ofertë prej 80 milionë Eurosh nga rivalët e Paris Saint Germain-it për lojtarin. Ideja e drejtuesve të klubit nga Principata është të arkëtojnë sa më shumë të ardhura nga shitja e futbollistit, madje Monaco ka përcaktuar edhe shifrën që duhet të paguajnë klubet e interesuara për Mbappe nëse dëshirojnë të firmosin me të. Plot 150 milionë Euro, kërkon klubi nga Montecarlo për të lëshuar talentin 18-vjecar, kështu që Reali i Madridit, Manchester United apo edhe Chelsea e Arsenali duhet të mendohen mirë. Gjasat janë që Mbappe të parakalojë Pogbanë në rast transferimi te një tjetër skuadër për tu bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat