Zidane dëshiron me çdo kusht Hazardin

Futboll

Zidane dëshiron me çdo kusht Hazardin

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:09
Ylli i Chelseat, Eden Hazard

Ylli i Chelseat, Eden Hazard thuhet se do të jetë objektivi galaktikë i Real Madridit, dhe kjo vjen sipas udhëzimeve të trajnerit Zinedine Zidane.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Zidane është i dëshpëruar dhe nuk do që Madridi të humbas Hazardin për të tretën herë, pasi fillimisht udhëzoi klubin për të nënshkruar me të nga Lille në vitin 2012, ndërsa 26-vjeçari zgjodhi kundër një largimi edhe verën e kaluar.

Gazeta spanjolle vë në dukje se Presidenti Florentino Perez ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për ta bërë futbollistin një ‘Los Blancos’, edhe pse belgu është më i pëlqyeri në këtë fazë.

Shefi i agjentëve të talenteve te Reali, Juni Kalafat ishte në Stamford Bridge dy javë më parë për të parë Hazard në ndeshjen ku Chelsea mposhti Manchester Unitedin me rezultat 1-0 në Kupën FA.

Sulmuesi shtatshkurtër gjithashtu thuhet se ka filluar të mësuar spanjisht, dhe kjo interpretohet si një shenjë se ai është duke u përgatitur për një kalim në Santiago Bernabeu.

Chelsea kanë qenë të lidhura me dyshen e Madridit, James Rodriguez dhe Alvaro Morata, dhe kjo ndoshta hap derën për një marrëveshje shkëmbimi.

Megjithatë, Hazard do të urdhëroj një kontratë e cila mund të krijoj përçarje, pasi do të rivalizon atë të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Balet, duke pasur parasysh se ai aktualisht fiton 10 milionë euro në vit, ndërsa te Reali do të kërkonte pagë edhe më ta madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat