Montella: Sarri e ka merituar...

Futboll

Montella: Sarri e ka merituar...

Më: 27 mars 2017 Në ora: 17:54
Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, flet për të ardhmen e tij: “E ardhmja ime? Të shohim çfarë do të mendojnë pronarët e rinj, por sa për mua, unë kam një kontratë dhe nuk ka probleme”.

Trajneri foli edhe për çmimin e Trajnerit të Vitit të Serie A, i cili iu dha trajnerit të Napolit, Sarri. “Unë votova për Di Francesco, jo sepse është miku im por pasi ka kaluar një sezon fantastik, por edhe Sarri e ka merituar. Mendoj se Di Francesco a kaluar një sezon të madh, ai përfundoi kampionatin në vend të gjashtë duke u futur në Europa League”, thotë Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat