Talenti nga Drenasi, Vesel Demaku ka nënshkruar një kontratë profesionale me klubin e futbollit Austria Vien.
Vesel Demaku, i cili deri me tani ka qenë pjesë e akademisë së "Redbull Salzburg" ka nënshkruar kontratë profesionale me Austrinë e Vienës.
Veseli, ka kaluar në të gjitha hallkat e grupmoshave duke u spikatur si njëri ndër talentet e ardhshëm në Evropë. Ai është pjesë e Përfaqësuese së Austrisë në grupmoshat U17 dhe shihet si njëri ndër premtuesit e mëdhënje.