Granit Xhaka emocionon për vëllain e madh: Vëllai im i dashur...

Futboll

Granit Xhaka emocionon për vëllain e madh: Vëllai im i dashur...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:04
Ilustrim

Vëllezërit Xhaka shumë herë janë në qendër të vëmendjes sidomos kur u ballafaquan mes vete, hiq më larg se në verën e kaluar kur Graniti luante për kombëtaren e Zvicrës dhe Taulanti për Shqipërinë.  Vëllai i vogël, Graniti, që luan për Arsenalin, uron me një mesazh emocionues Taulantin për 26 vjetorin e lindjes. “Vëllai im i dashur!
Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra, të bëhesh 100 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë. 
Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë!”, shkruan Graniti. Në ditët e fundit, Taulant Xhaka braktisi Shqipërinë shkaku i përzgjedhësit  Gianni de Biasi dhe u rikthye në stërvitjen e Baselit, kampion në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat