E kishte menduar largimin

Futboll

E kishte menduar largimin

Më: 28 mars 2017 Në ora: 16:31
Varane

Mbrojtësi francez rrëfen kohën e vështirë që ka kaluar pas largimit të Jose Mourinhos.

Raphael Varane ka menduar që të largohet nga Santiago Bernabeu pasi kishte humbur vendin e titullarit në skuadrën e Real Madridit, por sipas tij insistimi i trajnerit Zinedine Zidane e ka bindur të qëndrojë në klubin nga Madridi.

Varane ka qenë një prej lojtarëve të preferuar të Jose Mourinhos, por me largimin e portugezit dhe ardhjen e Carlo Ancelottit në stolin e ‘Los Merengues’, gjërat kishin ndryshuar pasi që ai nuk cilësohej më si një titullar për italianin.

“Prej se kam ardhur në këtë klub kam pasur vetëm një qëllim, doja që të luaja dhe kërkoja ta dija sa do të kisha hapësira”, ka thënë Varane për L’Equipe.

“Me pas kam biseduar me Zidanin dhe ai ma ka bërë me dije që isha i rëndësishëm për të. Po ashtu edhe presidenti Florentino Perez më ka garantuar një gjë të tillë dhe kësisoj më bindën që isha pjesë e rëndësishme e skuadrës”.

“Reali është një klub i madh dhe unë nuk e harroj që jam vetëm 23-vjeçar, gjithashtu e kujtoj që ka gjashtë vite që luaj këtu” ka përfunduar Varane.

Varane është transferuar te Reali nga skuadra franceze Lens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat