Morina i përgjigjet Selmanit se si u ndanë me Serbinë

Futboll

Morina i përgjigjet Selmanit se si u ndanë me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2017 Në ora: 15:27
Arbnor Morina

Arbnor Morina, ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, si kapiteni i fundit i kësaj skuadre në ish-Jugosllavi dhe si kapiten i parë në futbollin e pavarur, i përgjigjet Skënder Selmanit, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Selmani i bëri pyetje publike: Pse Morina nuk po e sqaron në detaje se si KF Prishtina u nda nga ai sistemi i kaluar? “Shumë shpejt do t’i sqarojë gjërat në detaje fije e për pe se si u ndamë nga ajo Ligë, e cila ka qenë Liga e Parë B e Jugosllavisë. Këtë do ta sqarojë ekskluzivisht për gazetën ‘Bota sot’”, tha Morina. Sipas tij, Prishtina ka qenë klubi i vetëm profesional atëkohë dhe ajo ka qenë prijëse e pavarësimit të futbollit të Kosovës. “Me 13 shtator të vitit 1991 është zhvilluar ndeshja e parë ndërmjet Flamurtarit e Prishtinës”, thotë Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat