Çfarë kanë të përbashkët skuadra shqiptare me Barcelonën?

Futboll

Çfarë kanë të përbashkët skuadra shqiptare me Barcelonën?

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 3 prill 2017 Në ora: 11:15
Skuadra e Goblenit

Skuadra e Goblenit nga Kumanova që garon në Ligën e tretë të Maqedonisë në futboll në grupin e Veriut dhe Barcelona B që bën gara në Ligën e tretë të Spanjës kanë hyrë në histori të futbollit të këtyre dy vendeve, duke shënuar fitore me rezultat hendbolli. Gobleni që udhëhiqet nga trajneri Florim Ymeri ka demoluar Goce Dellcevin nga Shkupi me rezultat 11:0, në kuadër të javës së 14-të. Gobleni mban vendin e dytë në renditje me 35 pikë dhe synon Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Ndërsa, Barcelona B me rezultat 12:0 mundi Eldensen, në ndeshjen e javës së 32-të të Divizionit C. Barcelona B kryeson me 66 pikë, dhe për synim ka Ligën e Dytë të Spanjës, ndërsa Eldense është e fundit në renditje me 14 pikë. e përbashkëta mes skuadrës shqiptare dhe Barcelonës janë fitorja bindëse, por Gobleni me vetëm 11:0 e Barcelona B me 12:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat