Mascherano i frikësohet Dybalas dhe Higuainit

Futboll

Mascherano i frikësohet Dybalas dhe Higuainit

Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:06
Javier Mascherano

Javier Mascherano u ka bërë të ditur bashkëlojtarëve se u duhet bërë kujdes special Dybalas dhe Higuianit, në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës.

Ndeshja e parë mes Juventusit dhe Barcelonës luhet nesër (e martë) duke filluar nga ora 20:45 në ‘Juventus Stadium’.

“Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë top sulmues. I njoh mirë ata”, ka deklaruar Mascherano.

“Ne duhet të kemi kujdes special ndaj tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat