Juventus-Barcelona, ja kush fiton sipas Marco Verrattit

Futboll

Juventus-Barcelona, ja kush fiton sipas Marco Verrattit

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:23
Marco Verratti

Mesfushori 23-vjeçari PSG, Marco Verratti, në një intervistë për mediet italiane, ka deklaruar se përballja Juventus – Barcelonë do të jetë e baraspeshuar, por në fund beson se skuadra italiane do të fitojë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar. Juventusi, në shtëpi, ka treguar se stadiumi i vet është gjithmonë i vështirë për çdo skuadër. Ata do ta vënë në vështirësi Barcelonën”, ka deklaruar Verratti.

“Parashikimi im? Nuk e di, por meqenëse kam shumë Bianconerë në ekipin e kombëtar, shpresoj që ata të fitojnë. Mendoj se në shtëpi kanë shanse të mira për të fituar”, ka shtuar mesfushori italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat