Prishtina kërkon fitoren e radhës

Futboll

Prishtina kërkon fitoren e radhës

Më: 13 prill 2017 Në ora: 19:08
Arsim Thaçi

FC Prishtina do të takohet me skuadrën nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalinë dhe kërkon fitoren e katërt rresht. Hajvalia, edhe pse që moti është përshëndetur nga Superliga, ka ditur të befasoj bardhekaltrit, andaj futbollistët bardh e kaltër do të jenë qind për qindtë të vëmendshëm duke mos dashur t’ia lënë rastit asgjë.

Ndeshje luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin në Kizhnicë. “Ndeshjes me Hajvalinë pa dyshim që do t’i qasemi maksimalisht seriozisht, ashtu siç kemi vepruar edhe në tri ndeshjet e fundit të fituara. Pra, për ne është shumë me rëndësi të arrijmë edhe fitoren e katërt rresht”, ka thënë kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat