Fitore rekorde 11:1 për kadetët kuqezi

Futboll

Fitore rekorde 11:1 për kadetët kuqezi

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:36
Pamje nga ndeshja

Ekipi U 16 i Shkëndijës shënon fitore rekorde 11:1 kundër Metalurgut, në një ndeshje efikase në të cilën me tre gola u dallua futbollisti Alban Rasimi. Takimi i vlefshëm për xhiron e 17-të në Super Ligën e Kadetëve nuk paralajmëroi diçka të tillë, duke ditur se miqtë avansuan të parët 0:1 me anë të Pisllevskit në minutën e 7-të.

Mirëpo të rinjtë e Shkëndijës kthehen shpejt për të barazuzar pas vetëm tre minutave me anë të Besart Rexhepit, ndërsa në minutën e 12-të Alban Rasimi kopletoi përmbysjen dhe tani epërsia ishte 2:1 për Shkëndijën. Deri në fund të pjesës së parë Gazmend Loki dhe Alban Rasimi shënuan nga një gol (14’ dhe 30’) për rezultat 4:1. Pjesa e dytë ishte edhe më efikase pasi Shkëndija shënoi edhe 7-të gola për rezultat 11:1. Zirap Imeri (47’), Ismail Ibrahimi (49’), Besart Rexhepi (60’), Armend Ameti (78’), Alban Rasimi (81’), Leutrim Tairi (87’) dhe Donat Aliu (89’) ishin autor të golave për fitoren e lartë të skuadrës së drejtuar nga Bekim Osmani. Kjo gjeneratë me 30-të pikë për momentin mban pozitën e katërt në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat